Plagosën me thikë 22-vjeçarin, policia arreston dy vëllezërit në Vaun e Dejës

Kliko per me shume info

Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohen se gjatë një konflikti kanë plagosur me thikë shtetasin me iniciale XH.R, 22-vjeç në fshatin Mjedë, Vau i Dejës.

Në pranga kanë rënë shtetasit A.P, 40-vjeç dhe K.P 30-vjeç, vëllezër.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, 22-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion Paraprak i Policise

Më datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).

Shtetasi Xh. R. është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.