1747 biznese të mbyllura, Ahmetaj i përgjigjet Bashës: Më lejo të të jap shifrën e saktë

Ministri i Financës, Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të kreu të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit paraditen e sotme bëri publike shifrat zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve, ku thuhej se ishin mbyllur 1747 biznese vetëm në muajin Janar 2018.

Por sipas Arben Ahmetajt, në muajin Janar 2018 janë regjistruar 237 biznese më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2017.

LEXO EDHE:  “Poshtë Xhafaj dhe Tahiri”, protestuesit mblidhen pranë Gjykatës në Shkodër, hedhin tymuese
Kliko per me shume info

Lexoni çfarë shkruan Arben Ahmetaj në Facebook:

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti neto është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

LEXO EDHE:  Arjan Çani: Ja arsyet të cilat do të na pengojnë negociatat me BE

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës së biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here