16-vjeçarja nga Cërriku gjendet pas dy ditësh, shokon prindërit në polici: U largova me dëshirën time

Aktualitet

U zhduk nga shtëpia për dy ditë, por gjendet dhe bën deklaratë shokuese 16 vjeçarja nga Cërriku.

Policia e Elbasanit njoftoi se e bëri të mundur gjetjen dhe identifikimin e një adoleshentje e cila ishte larguar nga banesa 3 ditë më parë, banuese në fshatin Shkozë. Ishte babai i saj,  A.A, vjeç 48, që njoftoi se i ishte larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime policore bënë të ditur se e gjetën vajzën, pa sqaruar se ku. Por pasi është gjetur, ajo i ka tronditur prindërit, pasi ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Pas deklarimeve, Policia ia ka dorëzuar vajzën familjarëve. Për hetime të mëtejshme m aterialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

ME TE LEXUARAT