12 lloje të ardhurash që nuk tatohen, zbuloni cilat janë ato

Të ardhurat nga kompensimi për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore, kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensionit vullnetar deri në masën e përcaktuar në ligjin për fondet e pensionit vullnetar janë disa nga të ardhurat që janë përjashtuar nga tatimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përgatitur një manual, ku ka përfshirë të ardhurat e tatueshme dhe të ardhurat e patatueshme për t’u ardhur në ndihmë të gjithë tatimpaguesve. Sipas manualit, mësohet se të ardhurat e tatueshme janë pagat dhe shpërblimet e tjera në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës.

Kliko per me shume info

Përjashtohen të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet për marrëdhëniet e punës të zyrtarëve të konsullatave, diplomatët, ose funksionarë të ngjashëm të vendeve të tjera, si dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilët gjatë kryerjes së funksioneve të tyre zyrtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me konventat ose marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara, ose të pranuara nga Republika e Shqipërisë apo qeveria shqiptare kanë statusin e diplomatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.