Zyrtare: Shqipërisë i hiqet e drejta për organizimin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes

Aktualitet

Fakti që Romela Begaj rezultoi pozitive me doping ka sjellë një sërë ngjarjesh të rëndësishme për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.

Të premten Elez Gjozaj për shkak të trysnin dhe presionit publik u detyrua të japë dorëheqjen si kreu i kësaj federate, ndërsa sot ka ardhur një lajm tepër negativ që këtë herë paralizon direkt Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Federata Europiane e Peshëngritjes nëpërmjet një emaili ka lajmëruar se Shqipërisë i është hequr e drejta e organizimit të Kampionatit Europian të shtangës për kategorinë senior, që ishte programuar për t’u zhvilluar në Tiranë, më datat 23 mars-1 prill të këtij viti.

Motivi për këtë vendim në email thuhet se është përsëritja e problemeve me dopingun. Si rrjedhojë Federata Europiane e Peshëngritjes po sheh mundësinë e organizimit të këtij eventi në një shtet tjetër, duke i dhënë mundësi vendit të ri organizator ta zhvillojë Europianin edhe në një datë të mëvonshme.

Më e keqja mendohet se ende nuk ka ardhur pasi për Shqipërinë mund të merret një vendim më i ashpër duke e penalizuar nga të gjithë kompeticionet europiane.

ME TE LEXUARAT