Zidane ndahet me Realin në qershor/ Emri më pikant i zëvendësuesit vjen nga Gjermania

Sport

Zinedine Zidane, trajnerit të Real Madridit, tashmë i ka skaduar data, sipas informacionit që ka filluar të filtrohet nga politika e klubit mbretëror spanjoll.

Florentino Pérez, presidenti i “Los Blancos”, tashmë ka vendosur që trajneri francez të mos vazhdojë nga 30 qershori i ardhshëm. Po ashtu, është përvijuar edhe emri i pasuesit të tij ideal. Ky është gjermani Joachim Löw, trajneri aktual i kombëtares gjermane, edhe pse argjentinasi Mauricio Pochettino (Tottenham) është opsioni tjetër në tryezën e Perez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç shpjegohet, lidershipi i Real Madridit ka qenë në kontakt me Löw për të testuar gfatishmërinë e përfshirjes së tij në këtë operacion dhe bisedimet janë në rrugën e duhur. Udhëheqësit e të bardhëve janë shumë optimistë në lidhje me opsionet për trajnerin gjerman, se në fund do ta pranojë propozimin e tyre.

Problemi kryesor i operacionit është se Löw ka një kontratë në fuqi me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) deri në vitin 2020, prandaj, në përfundim të Kupës së Botës së kësaj vere në Rusi, ai do të duhet të japë dorëheqjen, ose të negociojë lamtumirën e tij. Gjithçka do të varet nga vullneti i mirë i treguar nga drejtuesit e DFB.

Zidane nuk do ta shpëtonte as fitimi i Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi. Trajneri francez e ka humbur në mënyrë të qartë impulsin e tij me Florentino Perez pas nënshkrimit të portierit Kepa Arrizabalaga.

ME TE LEXUARAT