Zhduket 53-vjeçari nga Tirana, dyshohet të jetë mbytur në Karaburun

Aktualitet

Një 53-vjeçar nga Tiranë dyshohet se është mbytur në vendin e quajtur “Shën Vasil” në Vlorë.

Sipas informacioneve që bën të ditur policia ai ka qenë tek vaskat e peshkut dhe dyshohet të ketë rënë. Po punohet për gjetjen e trupit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gjergji, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.

ME TE LEXUARAT