"Zgjidhni problemet, përmbushni reformat, NATO ju mirëpret", Stoltenberg i bën thirrje Maqedonisë

Kosovë&Rajon

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha gjatë një fjalimi në parlament, se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira dhe se Maqedonia është e mirëpritur, por duhet ta zgjidhë më parë çështjen e emrit me Greqinë dhe të punojë sa shumë në përmbushjen e reformave.

“Mali i Zi është anëtarja e 29 e Aleancës. Me votë dhe të drejta të barabarta sikurse të gjitha anëtaret e tjera. Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të rinj në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që edhe ju të arrini sukses. Është mirë të jeni ambicioz, por është rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeverie në përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, u shpreh Jens Stoltenberg .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Stoltenberg është shprehur se anëtarësimi në NATO, kërkon dhe përmbushjen e reformave dhe i ka bërë thirrje institucioneve që të kontribuojnë në përmbyushjen e tyre për një rezultat më të mirë për vendin.

“Vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, kërkon edhe përmbushjen e reformave. Ju përgëzoj për përpjekjet, posaçërisht planin 369. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm”.

Stoltenberg theksoi edhe rëndësin e konstruktivitetit të opozitës dhe shoqërisë qytetare.

“Është me rëndësi që të dëshmoni fqinjësi të mirë me fqinjët, urojmë për marrëveshjen e arritur me Bullgarin dhe iu inkurajojmë që në këtë drejtim të vazhdoni edhe me fqinjët tjerë. Dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtare të reja, do t’ju mbështesim në maksimum”, deklaroi Stoltenberg ndërkohë që porositi që të zbatohen reformat në mënyrë transparente. Ai tha se është i vetëdijshëm për sfidat, por u shpreh i gatshëm për të ndihmuar.

ME TE LEXUARAT