“Zgjidh qesen" klubi i ‘Championship’, 40 mln euro Milanit për sulmuesin portugez

Sport

Klubi i Wolverhampton që udhëheq momentalisht “Championship-in” anglez ka habitur jo pak orët e fundit. Ata janë duke kërkuar me doemos që sezonin e ardhshme të kthehen në “Premier League” dhe pas disa investimeve që mund të konsiderohen pak mbi normalen në merkaton e verës, këtë afat kalimtar e ‘kanë lëshuar plotësisht dorën’.

Mediat në Angli raportojnë se Wolverhampton ka bërë një ofertë zyrtare për futbollistin e Milan, Andre Silva-n, që kap shifrën e 39.58 mln eurove. Ofertë që gjithsesi është hedhur poshtë nga “djalli”, por që tregon për potencial e madh ekonomik të skuadrave angleze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duhet theksuar se nga viti 2016 ka patur lëvizje të rëndësishme në presidencën e klubit historik në Angli që daton prej vitit 1877. Wolverhampton është në pronësinë e grupit kinez “Fosun International” që drejtohet nga Jeff Shi./BalkanWeb

ME TE LEXUARAT