Zgjedhjet në FSHF/ Manjani: Ndërhyrja e rilindjes garanton “ndershmërinë”

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar procesin e zgjedhjeve në FSHF.

Në ironi të theksuar, Manjani ka shkruar se ndërhyrja e rilindjes në këtë proces bëhet për të garantuar ndershmërinë në FSHF.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Manjani ka shkruar se nëse ky është qëllimi i vërtetë i Rilindjes ta ketë hallall.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka!

ME TE LEXUARAT