Zbulohen email-et kërcënuese nga një fans i çmendur i Taylor Swift

Showbiz

Ndonjëherë ndodh që fansat më të zjarrtë të yjeve të famshëm të bëhen të rrezikshëm kur nuk marrin atë që duan. Këtë herë bëhet fjalë për Andrew Hoover që nga një fans i çmendur u shndërrua në armikun e betuar të Swift.

Në vitin 2016 Andrew nuk arriti të hyjë në një nga koncertet e këngëtares dhe mjaftoi vetëm kjo që ai t’i dërgonte babait të saj 30 email-e kërcënuese nga gushti deri në tetor të atij viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këto letra 40-vjeçari që e ka të ndaluar përjetësisht t’i afrohet Taylor Swift, ka shkruar se ai do të vrasë të gjithë familjen e saj. Këngëtarja 27-vjeçare sipas tij, është një virus që nuk meriton të ketë fansa.

Ai ka shtuar se ajo dhe familja e saj janë djaj dhe uron që ata të digjen në ferr. Këto letra të mbushura me kërcënime kanë bërë që autoritetet përkatëse të Los Angeles të rinisin hetimet mbi Andrew Hoover për të parë nëse individi ka probleme psikologjike.

ME TE LEXUARAT