Zbardhet skema, si avokati i vodhi 17 milionë lekë klientit në Tiranë

Aktualitet

Policia ka zbardhur skema se si avokati Gazmir Xhurxhi me anë të mashtrimit i ka marrë klientit të tij 17 milionë lekë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 35-vjeçari i kishte marrë klientit të tij nga Klosi me iniciale H.D 17 milonë lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se avokati tashmë i arrestuar i kishte dalë garant se do t’i dorëzonte në bankë dhe do të arrinte të negocionte me bankën për të shtyrë afatin e kredisë, që klienti kishte marrë.

Pas mashtrimit Xhurxhi i ka thënë klintit që ka arritur marrëveshjen dhe për një vit nuk do të paguante më në bankë.

Por gënjeshta dhe mashtrimi kanë dalë në pah kur shtetasit H. D i shkoi përmbarimi në shtëpi.

ME TE LEXUARAT