Zbardhet dosja e "telefonit", kur dhe si u rekruatua sigurimsi që do bëjë vettingun

Aktualitet

Kozma Jano ishte një ndër kandidatët që i doli emri nga goglat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por të dhënat që lidhen me emrin e tij tregojnë se ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kur është pyetur nëse ka patur të bëjë me sigurimin, Jano e ka mohuar, por tashmë zbardhja e dosjes ia vështirëson shumë gjendjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është rekrutuar në vitin 1977 dhe në dosje shkruhet se vjen nga familje e varfër nga Lushnja.

Jano ishte infiltruar në policinë e portit të Durrësit me qëllim kundërzbulimin sipas dosjes në fjalë.

Ditën e djeshme nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarëtpër këto dy institucione. Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altin Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjidhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre.

ME TE LEXUARAT