Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar.
E shoqëruar nga zv.ministri Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimin e FA në Shëngjin isnpektoi tunelin e 4 Silurëve.
“Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla. Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”, tha Ministrja e Mbrojtjes.
Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve tëvitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekupiazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.