Paralajmërimi një javë para krimit/ 23-vjeçari: Me këta dy plumba do vras Arielën dhe veten

Aktualitet

Vrasje e paralajmëruar, mund të quhet vrasja e 21-vjeçares Ariela Murataj, studente në Fakultetin e Drejtësisë.

Ajo u qëllua me pistoletë nga 23-vjeçari Aldison Beluli, i cili kishte kohe që e përndiqte sepse kërkonte që të lidhej me të, por Ariela nuk pranonte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve për Abc News, një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza Ariela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23 vjeçarin Aldison Beluli.

Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23 vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz. Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë por një javë më vonë, pikërisht dje ai do të bënte të kundërtën duke qëlluar mbi të dhe më pas edhe mbi veten.

Po ashtu, mësohet se Aldison Beluli e ka paralajmëruar vrasjen e Arielën, pasi pak ditë më parë, në rrethin e tij shoqëror ai është shprehur se do ta vriste 21-vjeçaren dhe më pas do të vriste veten. Majde ai kishte treguar edhe dy plumba me të cilët do ta bënte këtë gjë.

ME TE LEXUARAT