‘Do më vrasë fëmijët’, gruaja e tmerruar njofton policinë. Si ra në kurth shqiptari

Aktualitet

Një shqiptar ka përfunduar në pranga, pas një kurthi që i ngriti ish-gruaja me ndihmën e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u denoncua nga ish-gruaja se e kishte kërcënuar me jetën e fëmijëve dhe pastaj edhe të vetën, nëse ajo nuk kthehej sërish të jetonte me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se ka qenë gruaja që ka telefonuar në polici për të kërkuar ndihmë, në kushte të rënda pas kërcënimeve që kishte marrë nga ish burri.

Gruaja i ka lënë takim në një kabinë në autostradë në Albisola, por atje ka shkuar e shoqëruar me policinë, e cila ka vënë në pranga shqiptarin.

ME TE LEXUARAT