Vlorë/ Masakrohet me leva në mes të qytetit një i moshuar

Një 63-vjeçar është masakruar ditën e sotme me shufra hekuri në mes të qytet të Vlorës.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kliko per me shume info

I plagosuri 63-vjeçar, ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa mësohet se ai ka marrë plagë në kokë dhe në këmbë nga një person i maskuar. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë që autori i plagosjes të largohej.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por dyshimet e para flasin për një konflikt të mundshëm pronësie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.