Viza e refuzuar e Haradinajt për SHBA s’ka të bëjë me “Lutjet e mëngjesit”, del e vërteta

Kliko per me shume info

Ditëve të fundit, në mediet vendore në Kosovë, është përfolur se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, organizim ky i përvitshëm në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Por, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, thotë për Radion “Evropa e Lirë”, se viza e kërkuar nga kryeministri për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara nuk ka të bëj fare me “Lutjet e mëngjesit”.

Kliko per me shume info

Në anën tjetër ftesën për “Lutjet e mëngjesit” e ka marrë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndonëse nga kabineti i tij kanë thënë se lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë organizim, “do të ketë koordinim me agjendën e përcaktuar”.

Ndërkaq, zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse një ftesë për “Lutjet e mëngjesit” e ka edhe presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.