VIDEO, ja si u rrah në mes të Pishtinës drejtori i Telekomit

Kosovë&Rajon

Ditë më parë, në qendër të Prishtinës në mes të ditës, u rreh drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa. Dyshohet se sulmuesit ishin Avni Berisha, i ashtuquajtur Tarkani dhe drejtori për Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion në Polici, Nazim Sahiti.

Inspektorati policor suspendoi Avni Berishën deri në hetim të plotë të rastit, por nuk ndërmori asnjë masë ndaj Nazim Sahitit. RTK sjell xhirime të reja nga ky rast.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e publikuar nga Agron Mustafa, drejtor të Telekomit të Kosovës, shihet se si Avni Berisha, i njohur si Tarkani dhe drejtori për Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion, Nazim Sahiti, e grushtojnë atë.

Ngjarja ndodhi para disa ditëve ku për rrjedhojë u suspendua Avni Berisha, por jo edhe Nazim Sahiti. Edhe pse policia disponon të njëjtën video ku shihet përfshirja e Sahitit në grushtimin e shokut të Mustafës, Fatos Statovcit e më pas edhe në shtyerjen e Mustafës, megjithatë policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tij.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155726818908859/

Avni Berisha është suspenduar nga puna deri në hetimin e plotë, por e njëjta gjë nuk ndodhi me Nazim Sahitin. Ky i fundit dyshohet se është duke u mbrojtur nga kolegët e vet në Inspektoratin e Policisë dhe zyrtarët për Standarde Profesionale në këtë Institucion, të cilët ua morën lëndën zyrtarëve që qëlluan të jenë në orar.

RTK ka pyetur Inspektoratin Policor se si ka mundësi që për të njëjtin rast, njëri polic suspendohet e ndaj tjetrit nuk ndërmerret asgjë, duke sugjeruar se për këtë rast ka lëshuar komunikata të mëhershme.

ME TE LEXUARAT