Plagoset me armë vëllai i deputetit, arrestohet 47-vjeçari

Kosovë&Rajon

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komoran të Kosovës. Sipas mediave vendase, i plagosur mësohet se ka mbetur vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Mësohet se i plagosuri ka marrë lëndime, ndërsa ndodhet i shtruar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve të dhëna nga autoritetet kosovare, mësohet se bëhet fjalë për Islam Selimin.

Ndërkohë, për ngjarjen është arrestuar 47-vjeçari Xhevat Nuha, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

ME TE LEXUARAT