Vdekja e dy shqiptarëve në Itali, faktet e panjohura. Kush i vuri flakën lokalit të basteve

Aktualitet

Edhe pse kanë kaluar 2 vjet, detaje të padala në skenë më parë zbulohen për vdekjen e dy shqiptarëve në Itali.

Më 1 nëntor të vitit 2015 në Liguria të Italisë, rreth orës 3 të mëngjesit, Albert Jakupaj, Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj, tentuan të digjnin një pikë bastesh në sheshin Calvi në qytezën Liguria, Itali. Gjatë ngjarjes Albert Jakupaj dhe Aramit Ismajlukaj humbën jetën si pasojë e djegies nga shpërthimi në lokal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por dyshohet se pronarët e kësaj pike bastesh kishin porositur shqiptarët në mënyrë që të bënin një atentat të rremë për vrasje që të përfitonin siguracion nga shteti.

Tani një marrëveshje për pranimin e fajësisë është arritur të bëhet në seancën dëgjimore për të akuzuarit.

Pranimi i fajësisë nga ana e tij ka verifikuar dyshimet se një nga pronarët kishte porositur shqiptarët për të vënë zjarrin për të përfituar një siguracion nga shteti për të paktën 120 mijë euro, por që rrjedha e ngjarjes mori përmasa tragjike.

Mediat italianë shkruajnë se vetëm Alberigo, një nga pronarët dëshiron të përballet me këtë proces. E ndërsa për të gjithë të tjerët të akuzuar si të përfshirë në ngjarje vendimi do të merret më 6 prill. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe kushëriri i Aramit Ismajlukaj, i cili fillimisht u arratis.

Në burg përfundoi edhe Mretiev Ismajlukaj, kushëriri i njërit prej dy shqiptarëve që ndërruan jetë. Kohët e fundit ky u lirua sepse vendosi të bashkëpunojë me hetuesit. Më shumë detaje priten në orët e ardhshme shkruajnë mediat italiane.

ME TE LEXUARAT