Ujë 4.5 miliardë vjeçar, zbulohet në dy meteorët që ranë në 1998

Kliko per me shume info

Zbulohen në poret e dy meteoritëve gjurmë uji që datojnë 4.5 miliard vjet më parë. Ky është edhe uji më i lashtë i sistemit diellor, i cili gjendej në kristale kripe të dy meteorëve të rënë në planetin tonë në vitin 1998 në Texas dhe Marok.

Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh britanikë, të cilin e kanë publikuar në revistën Science Advanced. Sipas tyre këto analiza mund të ndihmojnë të kuptojmë më mirë origjinën e sistemit tonë diellor.

Kliko per me shume info

Dy meteorët ruhen në qendrën shkencorë të Nasës dhe shkencëtarët kanë analizuar kryesisht disa kristale kripe prej 2 mm, të cilat janë formuar rreth 4.5 mld vjet më parë.

Në përbërje të tyre përveç ujit, janë zbuluar edhe përbërës të tjerë organikë si hidrokarbure dhe aminoacide (përbërës të proteinave), kështu shkenca konfirmon se meteorët janë dëshmitarë të jetës dhe të formimit të sistemit diellor.

Nga përbërja e tyre kimike ekspertët kanë arritur në rezultatin edhe nga cilët trupa qiellorë janë shkëputur pas një përplasjeje. Mendohet si i përkisnin një grupi asteroidësh që ndodhen mes Marsit dhe Jupiterit, Cerere dhe Hebe./klanplus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.