U përfol se do të drejtonte "Top Story" në vend të Sokol Ballës, reagon keq Sonila Meço

Showbiz

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço është përfolur ditët e fundit se do të zëvendsësonte Sokol Ballën, duke drejtuar kështu emisionin "Top Story".

Por në një status në rrjete sociale, Sonila Meço ka një përgjigje për këto thashetheme, duke lënë të kuptohet se nuk do të punojë në Top Channel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.

Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi", shkruan Meço.

ME TE LEXUARAT