Zbret nga kamioni dhe tenton të kalojë rrugën, 50-vjeçari bie nga 40 m lartësi e gjen vdekjen

Aktualitet

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Tunel, ku një kamionist ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është, 50-vjeçari Eduar Rajko, banues në Tiranë drejtonte kamionin me targa AA 886 MP dhe ka zbritur nga mjeti duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi rreth 40 metra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftim i policisë:

Më datë 22.01.2018 rreth orës 00:40 në aksin rrugor Elbasan – Tunel, tek Ura në hyrje të tunelit drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP drejtuar nga shtetasi E.R., rreth 50 vjeç banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30 – 40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

ME TE LEXUARAT