Tragjedia në Vlorë, policia jep detaje për zjarrin që u mori jetën nënës e të birit

Aktualitet

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku si shkak i një zjarri kanë humbur jetën dy persona, nënë e bir.

Selkie dhe Novruz Hoxhallari kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve, ndërsa policia thotë se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 04:20, në lagjen ''1 Maji'', në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndërruar jetë dy shtetas.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndërruar jetë nënë e bir, shtetasit S. H., rreth 73 vjeçe dhe N. H., rreth 43 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT