Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, bebja e tyre gjendet e pajetë në krevat

Tragjedia goditi familjen e Arlinda dhe Fisnik Hasajt një cifti shkodranësh emigrantë dhe shtetas italianë. Cifti Hasaj në vigjilje të Vitit të Ri ishte gëzuar me një bebe vajzë. Pas djalit Alehandro më në fund vjen edhe vajza. Fatkeqësisht nuk ishte e thënë që Fisniku 32 vjecar dhe Arlinda 23 vjecare ta gëzonin vogëlushen.

Në mëngjesin e 12 janarit bebja e vogël u gjet e vdekur në krevatin e vet nga nëna Arlinda. Një fatkeqësi e tillë ishte një gjëmë e vërtetë për ciftin e ri shkodran, që kishte të gjithë të mirat në Itali, nga pasaporta italiane te punë të sigurtë (përgjegjës në Fincantieri Fisniku dhe sekretare Arlinda), nga bukuroshi Alehandër te motra e tij e porsalindur! Bebja e ciftit Hasaj, pasi të mbarojnë procedurat e mjekësisë ligjore në qytetin e Mestres, do të dërgohet në Shkodër për t’u prehur në varret e familjes Hasaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here