Ekzekutimi i Ivanovicit, reagon Tirana zyrtare. Ja ç’thonë Meta e Rama

Aktualitet

Pas lajmit per ekzekutimin e liderit te serbeve ne Kosove, Oliver Ivanovic, vjen reagimi i Tiranes zyrtare. Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri Rama kane reaguar duke denuar ngjarjen e rende dhe aktin kriminal.

Reagimi i Metes

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, shpreh keqardhjen e thellë dhe dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanovic.

Presidenti Meta shpreh gjithashtu besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Presidenti Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë .

Reagimi i Rames

 

Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!

ME TE LEXUARAT