Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Thaçi: Të zbardhet ngjarja sa më shpejt

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dënoi fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç.

“I ftoj organet e rendit që t’i ndriçojnë sa më shpejt rrethanat e vrasjes së tij dhe aktorët e krimit të dalin para drejtësisë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Gjithashtu, apeloj te qytetarët e të gjitha komuniteteve në veri të vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për ndriçimin sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje”, tha përmes një komunikate presidenti Thaçi.

Ivanovic u qëllua për vdekje me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

ME TE LEXUARAT