Temperaturat deri në minus 6 gradë, ja parashikimi i motit për sot

Soft

Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur vranësira lokale do të shfaqen në Verilindje.

Edhe mbrëmja mbetet nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të herë pas hershme do të ketë në Veri dhe zonat Lindore të territorit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien me 7- 8°C në orët e mëngjesit por mesdita do të ketë një rënie prej mesatarisht 5°C duke luhatur ekstremet nga -6 në 11 – 12 °C.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në brigjet detare dallgëzimi të zbresë në 2 ballë.

ME TE LEXUARAT