Teknologjia po na ndryshon jetën, del në treg pajisja me kamera që do të instalohet në shtëpitë tona

E kishit menduar se Facebook mund t’ju “përgjojë” në shtëpitë apo vendet ku jetoni? Në fakt teknologjia është duke përparuar dhe së shpejti do të lançohet një produkt i cili mund të instalohet në banesat tuaja.

Portali i teknologjisë Cheddar ka njoftuar se Facebook ka ndërtuar produktin hardëare dhe në maj do të shesë pajisjen. Raporti thotë se produkti do të quhet “portal” dhe do të instalohet kudo nëpër shtëpi.

Kliko per me shume info

Ajo do të jetë një pajisje smart që do të njohë figurën, zërin.

Kamera në këtë pajisje thuhet se do të përdorë një lente me kënd të gjerë, për të kapur më shumë rreth ambientit të shtëpisë dhe do të jetë në gjendje të përdorë softuerin e njohjes së fytyrës për të ditur gjithmonë se kush është i pranishëm. Kështu mund të futeni direkt me fytyrën tuaj pa përdorur fjalëkalim për në Facebook.

Ky produkt që do të vijë nën koston e 499 dollarëve, është programuar që të ketë akses në kamerat dhe mikrofonat që do të vendosen kudo nëpër shtëpitë e njerëzve.

Rrjeti social shumë i përdorur nga shqiptarët, po përpiqet të hyjë në shtëpitë e përdoruesve të tij, ku sipas një studimi nga The Verge do të jetë më i besueshëm në sytë e konsumatorëve.

Qëllimi i lançimit të kësaj pajisje është që familjarët të lidhen më shpejt dhe më lehtë me miqtë në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here