“Të jap 130 mijë euro të heshtësh”/ Kush është pornostarja që po “çmend” Trump?

Një ish aktore e filmave me pullë të kuqe duket se është bërë problem për Presidentin Donald Trump.

Lajmet më të fundit nga mediat botërore kanë zbuluar se presidenti i SHBA ka pasur marrëdhënie seksuale me Stephanie Clifford, e njohur në botën e kinemasë hard, me emrin e artit Stormy Daniels.

Kliko per me shume info

Madje, Trump e ka paguar aktoren me shumën 130 mijë dollarë për të heshtur lidhur me marrëdhënien e tyre.

Raporti është konsumuar në 2006-ën, kur manjati i pasurive të patundshme ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian.

Goditja e rradhës në atë që rezultoi një e premte e zezë për liderin e Shtëpisë së Bardhë, erdhi nga Wall Street Journal, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial.

Sipas medias amerikane, avokati i Trumpit Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostarit në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here