Ish-sulmuesi i Kombëtares i përvishet Finos: Një xhuxhmaxhuxh politik do të kapë futbollin

Sport

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe i Vllaznisë, Roland Luçi ka reaguar lidhur me kandidimin e Bashkim Finos për kreun e federatës shqiptare të futbollit.

Përmes një statusi në "Facebook", Luçi shkruan se Fino është një xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI:

“FSHF dhe testi edvinist

Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.

Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej “besnikeve” te vet bashkiake.

Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!

Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.”

ME TE LEXUARAT