Stakohet energjia elektrike për 5 orë, ja zonat në Tiranë që nuk do kenë drita

Aktualitet

Disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike ditën e sotme. OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet, do të ndërpritet energjia elektrike për 5 orë në disa zona të Tiranës.

“Në vijim të investimit për fuqizimin e N/Stacionit Traktora 110/20/6kV, proces i cili është drejt përfundimit, do të zhvillohen punimet e radhës, në prani edhe të ekspertëve të huaj, më 23 janar (e Martë), nga ora 09:00 deri në 14:00, gjatë të cilës do të stakohet energjia elektrike si masë sigurie e nevojshme”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zonat që preken nga ky stakim janë:

Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit, pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.

ME TE LEXUARAT