Spektakël në Linz të Austrisë, 20 policë për të kapur një shqiptar

Në Linz të Austrisë është arrestuar një kosovar 35-vjeçar i cili para një muaji kishte therur me thikë kroaten 34-vjeçare. Bashkëshorti i saj, një shtetas me prejardhje kosovare, por pa nënshtetësi të caktuar, të enjten është arrestuar nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhir në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, kosovari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Para një qendre tregtare në lagjen Auëiesen, më 7 dhjetor është acaruar zënka familjare. Kosovari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Mandej, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur.

Kliko per me shume info

Për policinë austriake situata ka qenë shumë delikate, pasi fëmijët e tyre kanë qenë në shkollat përkatëse në afërsi dhe ajo është dashur të merren masa sigurie. Për shkak të frikës se mund t’u ndodhte diçka fëmijëve dhe mësuesve në shkollë, policia e ka mbrojtur shkollën. “Për ne prioritare ka qenë që të mbrojmë nxënësit dhe personat e tjerë në shkollë“, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë austriake, Major Michael Hubmann.

Fëmijët janë dërguar në vend të sigurt. Por, frika e policisë ka qenë e paarsyeshme pasi autori nuk është paraqitur asnjëherë në afërsi të shkollës dhe është zhdukur sikur ta kishte përpirë dheu.

Se si ka rënë në gjurmë policia kosovarit, për këtë verpim nuk ka shumë informacion. Vetëm se është thënë se familja për policinë nuk ka qenë e panjohur dhe se tek i pandehuri kanë vërejtur sjellje të pazakonshme. Se ku ka qëndruar sulmuesi kosovar, nuk mund të thuhet me siguri. Por, hetuesit e krimeve të rënda supozojnë se ai ka qenë jashtë vendit. Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz. Kosovari është kapur në befasi shumë dhe nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Në arrestimin e tij kanë qenë të mobilizuar 20 policë.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit. Mbetet e paqartë se ku gjenden fëmijët, por dihet se janë në vend të sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here