Sokol Balla nis emisionin e ri, ironi therëse ndaj Top Channel

Showbiz

Gazetari Sokol Balla ka nisur edicionin e parë në ekranin e ri ku do të shfaqet tani e tutje.

Në serinë e parë të Emisionit Real Story, Balla bëri një hyrje ku prezantoi studion dhe faktin se do të vazhdojë emisionin e debatit politik në një ekran tjetër tashmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Do të jem me të ftuarit e mi në Vizion Plus, në emisionin Real Story, i cili filloi si 13 vjet më parë si Top Story, pra Topin e kemi lënë në Top Channel ndërsa Storyn e kemi marrë me vete", tha Balla.

Ai tha se topin do ta vazhdojnë kolegët e tij të cilëve u dërgoi një përshëndetje tashmë nga ekrani tjetër. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT