“S’ma ndjen fare”! Dua Lipa na tregon si t’i sillemi ish-it pas ndarjes

Nga këngët jo vetëm që argëtohesh, por edhe mund të marrësh këshilla për lidhjet apo jetën.

Të gjithë i kujtojmë 4 rregullat  e Dua Lipës si të mos biem pre e ish-it dhe kënga e saj më e re IDGAF (“Nuk ma ndjen”) i kushtohet pikërisht personit me të cilin i ke “mbyllur hesapet”.

Kliko per me shume info

Mos ia hap telefonin, mos e lër të hyjë brenda, mos u bëj shoqja e tij dhe nëse e lejon të të vërë poshtë vetes, s’ke për ta harruar dot, këto ishin katër këshilla magjike për të gjitha ato që nuk i rezistojnë dot ish-it.

Shumë mund të ngecin që tek e para, ai të telefonon dhe t’i bie pre e fjalëve të tij të ëmbla. Atëherë goca mblidhni veten dhe bëni të njëjtën gjë si Dua Lipa, hidheni pas krahëve dhe vazhdoni jetën tuaj me dikë tjetër.Teksti i këngës së saj të re vlen si një manual për të gjitha femrat që janë ndarë nga i dashuri, por ky i fundit është penduar. Dua Lipa ka pikërisht atë që duhet t’i thoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here