Si dështoi Era Istrefi me muzikën! Ish-i dashuri flet pas ndarjes

I ftuar në “Prive”, ish-i dashuri i Era Istrefit dhe ish-menaxheri i saj, pranoi se shkaku i ndarjes ka qenë mosdakordësia për këngët e saj të reja, që sipas Shoshit nuk kanë qenë të suksesshme.

Për këtë, ai ia vë fajin shtëpisë diskograke Ultra Music, me të cilën nënshkruan kontratë në shkurt të 2016-ës.

Kliko per me shume info

“Besoj se ri-brandimisi artistet e huaja ka qenë një ndër gabimet kryesore që do të ndikojë të ardhmen e Erës. Gabimi i parë ishte kënga “Redrum”, por s’ishte as faji i Erës, as faji im, por i label-it me të cilin kemi bashkëpunuar. Shpresonim shumë që kënga do të ngjiste tek publiku. Ajo ngjiti, por jo sipas pritshmërive që kishim.”

Këngën “No I love Youz”, Shoshi e quan gjithashtu një dështim. Ai sqaron se ideja e tij ishte që Era të vazhdonte siç e kishte nisur, me këngë dhe videoklipe të stilit “Bonbon”, pasi bota ashtu e kishte pëlqyer.

“Gabimi i dytë ishte bashkëpunimi me French Montana-n. Ai është artist shumë i madh, por nuk u bë ajo të cilën unë e kam besuar shumë, besojse më e mira për Erën do të ishte të kthehej e të bënte muzikë këtu, të njëjtën muzikë me të cilën e njohu bota.”

Megjithatë, ai thotë se janë ndarë në paqe, sepse e panë se nëse do të vazhdonin bashkëpunimin bashkë, do të krijoheshin konflikte akoma më të mëdha.

“Me Erën patëm disa mosmarrëveshje, pas të cilave vendosa të mos bashkëpunoja më, për shkak se kur fillojnë mosmarrëveshjet, më mirë është të ndërpresësh bashkëpunimin në fillim se më vonë, sepse problemet vetëm sa shtohen. Ne na u shtuan problemet, dhe vendosëm të ndanim rrugët. Më mirë të ndahemi paq, sesa të ndahemi me thika e me shkopinj.”

Faton Shoshi thotë se nuk ka ndërmend t’a lërë vetëm, përkundrazi, ai thotë se po përpiqet ta ndihmojë.

“Era do të ecë përpara, të gjitha mundësitë i ka. Nuk ka përse të mos ecë kontrata që kemi patur me Erën dhe me Ultra Music, që u realizua përmes kompanisë sime. Duhet të ulemi e të bisedojmë si do t’i lëmë gjërat për të ardhmen e kontratës. Kam dashur që kontratën ta vazhdojë Era. Nuk dua të bëj keq. Dua t’ishikoj njerëzit të ecin përpara. S’jam njeri që prej inatit, përpiqem ta ndaloj dikë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.