Harroi qiriun ndezur, flakët shkrumbojnë shtëpinë në Shijak, 70-vjeçari në gjendje të rëndë

Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë është plagosur rëndë një 70-vjeçar në Shijak.

Policia bën me dije se shtetasi me inicale H.SH është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një qiri, që është harruar ndezur në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacion paraprak i policise:

Më datë 22.01.2018, rreth orës 04:00, në Shijak është djegur në banesë nga pakujdesia shtetasi H.Sh. 70 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT