Shqiptarja gjendet e vdekur në banesë në Gjermani, ja dyshimet e para

Një grua 34 vjeçe nga Kosova është gjetur e vdekur në një banesë në Bad Langensalza (Landi Thüringen), ndërsa pas zbulimit të kufomës është arrestuar një polic federal.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e së enjtes dhe në trup i janë evidentuar plagë me armë zjarri, që dyshohet të jetë pistoleta e një polici federal, shkruan thüringen24.de dhe mediat e tjera gjermane, transmeton albinfo.ch.

Kliko per me shume info

Polici nga Bavaria dhe partneri i gruas, të dy 22-jeçarë janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë.

Në banesë, sipas informacioneve janë sekuestruar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i një zyrtari policor. Të dy meshkujt kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet autopsia.

Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here