Gruaja e fali, por shqiptari nuk “zë mend”, e bën për spital në sy të tre fëmijëve

Një shqiptar ka përfunduar sërish në përballje me drejtësinë në Itali.

Një 42-vjecar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane ka dhunuar në mënyrë të përsëritur gruan e tij në sy të tre fëmijëve të mitur.

Kliko per me shume info

42-vjecari, baba i tre fëmijëve e kishte dhunuar gruan edhe më parë, por kjo e fundit e kishte falur me shpresën që do “mbushej mend”.

Ai ishte denoncuar nga gruaja gjatë vitit 2016, por pak ditë më pas e kishte tërhequr denoncimin dhe shqiptari po hetohej në gjendje të lirë.

Por, tani ajo e ka denoncuar sërish dhe shqiptari do të përballet me akuzën e dhunës në familje./LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here