Dy shqiptarë kapen "mat" gjatë shkëmbimit të drogës në Itali, sekuestrohet 800 kg lëndë narkotike

Aktualitet

Policia e Barit ka sekuestruar sot rreth 800 kg drogë të llojit marijuanë e hashash dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian.

Gjithashtu gjatë kontrollit policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë, katër automjete (dy autovetura e dy furgone), si dhe 32 mijë euro para të thata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se bashke me dy shqiptaret eshte arrestuar edhe nje italian, ne momentin qe po shkëmbenin lëndën narkotike.

Policia nuk jep detaje per emrat, por pritet të dalë gjatë ditës së sotme në një konferencë për të zbuluar më shumë detaje.

ME TE LEXUARAT