Shpërthim tritoli në rrugën nacionale, hidhet në erë makina e biznesmenit

Aktualitet

Hidhet në erë, pas një shpërthimi me lëndë eksplozivi makina e një biznesmeni në rrugën nacionale Bulqizë –Peshkopi.

Shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur Pishat, pranë lokalit të biznesmenit Astrit Shehu 41 vjeç nga Fushë –Bulqiza, raporton newsbomb.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi makina tip “Land Rover” ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit, shkruan newsbomb.al.

Sipas versionit të policisë, makina është dëmtuar nga një shpërthim i baterisë, ndërsa burime të newsbomb.al konfirmojnë se mjetit të biznesmenit i ishte vënë një sasi tritoli në pjesën e përparme. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para lidhen me konkurrencën.

ME TE LEXUARAT