62-vjeçari i bërë “tapë” humb kontrollin e mjetit dhe përplas tre makina të parkuara në Elbasan

Kliko per me shume info

4 makina janë përfshirë në një aksident në Elbasan, pasi drejtuesi i mjetit tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 3 mjete të tjera të parkuara.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit “Mitsubishi”, shtetasin Nuri Allkja, 62 vjeç banues në Elbasan.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,
bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
 Nuri Allkja, 62 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” është kapur në flagrancë nga shërbimet e  Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” në gjendje të dehur dhe ka përplasur tre mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.