Shkresa e Tatimeve: Si bëhet regjistrimi i biznesit me TVSH

Kliko per me shume info

Biznesi i vogël, në të gjithë vendin, me xhiro mbi 2 milionë lekë, brenda muajit mars duhet të regjistrohet me TVSH.

Administrata e përgjithshme Tatimore, nëpërmjet një shkrese, njoftoi biznesin se afati për dorëzimin e inventarit të mallit dhe regjistrimit të tyre në skemën e TVSH është deri më 31 mars. Deklarimi i TVSH-së bëhet një herë në 3 muaj dhe biznesi duhet të dorëzojë inventarët e mallit brenda muajit mars. “Tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar një qarkullim mbi 2 milionë lekë, për vitin kalendarik 2017, si dhe ata që parashikojnë të realizojnë këtë qarkullim gjatë këtij viti, nga data 1 prill 2018, duhet të regjistrohen me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së.

Kliko per me shume info

Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar, që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH brenda datës 31 mars 2018, për qëllim lëshimin e kuponit tatimor me TVSH.

Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, brenda datës 31 mars 2018, duhet të furnizohet me faturat tatimore me TVSH, të përdorshme për çdo shitje mbi 40.000 lekë, ose kur blerësit do t’i kërkojnë një të tillë.

Paraprakisht, këta tatimpagues duhet të inventarizojnë listën e mallrave stok të specifikuara në sasi dhe në vlerë. Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale, brenda datës 31 mars 2018″, thuhet në shkresën e Tatimeve.

Administrata sqaron se, regjistrimi me TVSH synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra, në biznes të madh, krahas faturës tatimore, duhet të regjistrojë edhe TVSHnë. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumatori. “Çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data që është bërë regjistrimi në TVSH.

Ky proces i jep të drejtën çdo tatimpaguesi, që në muajin e parë kur bëhet subjekt i regjistruar në TVSH, të njohë TVSHnë e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje, në datën e regjistrimit në këtë regjim”, citohet në shkresën e Administratës Tatimore. Ajo shprehet se do të jetë në shërbim të bizneseve jo vetëm në sportelet e saj të shërbimit, por edhe me Qendrën e Thirrjeve, në numrin pa pagesë 0800 00 02.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.