Shi dhe borë, ja zonat ku do të ketë më shumë reshje sot

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësia kalimtare do të dominojnë në jug dhe qendër, ndërsa vranësira më të dukshme lokalizohen në veri dhe zonat lindore të vendit.

Sipas MeteoAlb pasditja sjell fuqizim të vranësirave në territor të cilat në mbrëmje dhe gjatë natës do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore ndrësa dëborë, në zonat malore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 1-2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, më e ndjeshme gjatë orëve të para të ditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

ME TE LEXUARAT