”Sherri” me Aurela Hoxhën, Endrit Mërtiri: Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri!

Kliko per me shume info

Me shpejtësi në media u përhap lajmi se Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha i kanë dhënë fund miqësisë. Dyshja jo vetëm që nuk postojnë më foto me njëri-tjetrin në rrjete sociale siç bënin dikur, por Aurela as nuk e uroi Endritin për ditëlindje me ndonjë postim në Instagram.

Madje ajo edhe mungoi në festën e madhe të organizuar në nder të fotografit, ç’ka i shtoi më shumë thashethemet dhe u përfol se dyshja kanë bërë sherr për diçka madhore.

Kliko per me shume info

Lidhur me këtë ka folur për herë të parë Endrit Mërtiri sot në “Wake up”, ku u shpreh se urimet nuk merren vetëm në Instagram, por edhe në vende të tjera duke shtuar se nuk ka ndërmend të japë sqarime pasi gjërat personale vendosë t’i mbajë për vete.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri, sepse janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë”, u shpreh Mërtiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.