Sherr në një lokal nate në Greqi, plagoset gruaja shqiptare

Një sherr në një lokal në qytezën Sparta të Greqisë ka përfunduar me vdekjen e një 61-vjeçari dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Mediat greke shkruajnë se dy shtetas nga Gjeorgjia të moshave 33 dhe 38 vjeç u konfliktuan me katër persona të tjerë në një lokal nate.

Kliko per me shume info

Një 61-vjecar që mendohet se është pronari i lokalit të natës ka humbur jetën pasi kishte pësuar dëme serioze, ndërsa 4 persona të tjerë të moshave 32, 46, 54 dhe 57 vjeç mbetën të plagosur.

Nga përleshjet mes burrave, e plagosur në lokal mbeti edhe një grua shqiptare. Zyrtarisht policia greke thotë se shqiptarja është e moshës 32-vjeçare, e cila u dërgua në spital për mjekim. Identiteti i saj nuk është bërë publik. Dy autorët gjeorgjianë u arrestuan disa orë më vonë pasi ishin larguar nga lokali i natës.

Sipas dëshmitarëve, sherri nisi brenda lokalit dhe vazhdoi në hyrjen kryesore. Autorët dhunuan keq katër personat, duke i goditur me sende të forta.

Ndërsa gruaja shqiptare mbeti e plagosur aksidentalisht. Shkaqet e konfrontimit fizik janë ende të paqarta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here