Dëshmia/ Ish-sekretari personal rendit faktet: Mehmet Shehun e vranë

Aktualitet

Një dëshmi tjetër e fortë ne vijim te tezes se Mehmet Shehun e vrane dhe i dha vete fund jetes. është ajo e sekretarit personal të Mehmet Shehut, Vaskë Çiflikut.

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë për dekada dhe njeriu me të cilin Mehmeti kishte punuar deri pak momente se të shkonte në shtëpi atë mbrëmje, ka bindjen se ishte vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kete deshmi e ka bere pjese te librit te tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku, teksa i referohet intervistes qe sekretari personal i Mehmet Shehut ka dhene në gazetën “Tirana Observer”:

“Nga mënyra se si Mehmeti kishte rënë për të fjetur, si dhe nga fakti që ai ishte përgatitur për të diskutuar në mbledhjen e Byrosë Politike, mua më lindi një dyshim. Ky dyshim bazohej në radhë të parë se ai kishte përgatitur diskutimin e tij në mbledhjen e Byrosë, si dhe përgjigjet që do kthente akuzave të ngritura ndaj tij.

Mua më lindi dyshimi se ai nuk mund të kishte vrarë veten. Pastaj kur e pashë edhe nga fotografitë të bëra nga ekspertët pashë që ai ishte me pizhame dhe një njeri që do të vrasë veten nuk mund të vishet, të shtrihet dhe pastaj të vetëqëllohet me pistoletë.

Gjithashtu dyshimet m’u shtuan kur në atë kohë flitej se midis ekspertëve kishte përplasje nëse ishte qëlluar me të majtën apo me të djathtën.

Po kështu, unë e njihja mirë temperamentin e Mehmetit, i cili ishte shumë i guximshëm, pasi kisha punuar për një periudhë kohe si sekretar i tij”./PANORAMA/

ME TE LEXUARAT