SHBA/ Gazetarja e famshme amerikane bëhet gati për të kandiduar në zgjedhjet për president në 2020

Gazetarja e njohur amerikane Oprah Winfrey është duke e marrë seriozisht mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2020.

Lajmin e kanë konfirmuar së paku dy njerëz shumë të afërt me yllin amerikan të televizionit, raporton CNN.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, hashtagu “Oprah për president” është shpërndarë në të gjithë rrjetin.

John Podhoretz, redaktor i revistës ‘neocon’ duke folur për këtë çështje, u shpreh me fjalët “Ju do të hani Trump të gjallë”.

Nga pjesa më e madhe e gazetarëve dhe mediave në SHBA, Winfrey po shihet si kandidatja më e fortë për të mposhtur një njeri si Donald Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here