Sëmundja e rrallë e adoleshentes, po digjet e gjallë

Një vajze e re është e detyruar të flejë pranë një qeseje akulli, pasi ajo vuan nga një gjendje e tmerrshme në të cilën ndjen se gjuri i saj i majtë po “digjet i gjallë”.

Sipas The Independent, 22 – vjeçarja Paige Howittu është diagnostikuar me Sindromin e Dhimbjes Lokale Komplekse (CRPS), të cilën mjekët e shpjeguan si një sëmundje, e cila shoqërohet me dhimbje torturuese deri në një nivel të bllokimit të gjymtyrëve.

LEXO EDHE:  Keni plane për sot dhe nesër? Shikoni më parë si do të jetë moti
Kliko per me shume info

Kjo është një gjendje e pashërueshme, që shpesh e lë Howitt, nga Birminghami i Anglisë, me një ndjesi të vazhdueshme të djegies në gjurin e saj të majtë, ënjtje dhe pagjumësi.

Ajo është duke u trajtuar një një dhomë të veçantë oksigjeni duke qenë se ajri i pastër ndihmon për të rritur aftësinë e trupit për t’u shëruar.

E reja tani shpreson të mbledhë 25,000 mijë paund për të përballuar trajtimet dhe ndërkohë është e detyruar të mbajë pako me akull në këmbën e saj të majtë.

LEXO EDHE:  Prindërit nuk ishin dakord, shqiptarja merr propozimin fantastik për martesë

Sindroma e dhimbjes rajonale komplekse (CRPS), është një sindromë dhimbjeje afatgjatë që shpesh përkeqësohet me kalimin e kohës. Ajo karakterizohet nga dhimbje të forta. Shoqërohet me ndjeshmëri, ënjtje dhe ndryshime në lëkurë. Ajo fillimisht mund të prekë një gjymtyrë dhe pastaj të përhapet në të gjithë trupin; 35% e personave të prekur raportojnë simptoma në gjithë trupin e tyre.

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë, futet në dhomë dhe gjen të dashurën me një “mashkull” tjetër

Shkaku i CRPS është i panjohur edhe pse është i lidhur me çrregullimin e sistemit nervor qendror dhe sistemit autonom nervor që rezulton në dhimbje të gjymtyrëve të prekura, ose edhe në dëmtime funksionale dhe paaftësi.

Trajtimi përfshin medikamente, terapi fizike dhe profesionale, trajtime psikologjike dhe fiziologjike. Megjithatë rezultatet shpesh janë të pakënaqshme, veçanërisht nëse trajtimi vonohet.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here